Kosovarja akuzon se i janë vjedhur 3 mijë euro nga doganierët në aeroportin e Shkupit
kronika
Kosovarja akuzon se i janë vjedhur 3 mijë euro nga doganierët në aeroportin e Shkupit

Kosovarja akuzon se i janë vjedhur 3 mijë euro nga doganierët në aeroportin e Shkupit

Shkup, 10 shkurt - Me 08.02.2019 në ora 12.45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” nga Stokholmi-Suedi ka udhëtuar A.V.R.E.(47) nga Gllogovci, Kosovë dhe me vendbanim në Suedi.

Gjatë kontrollit të pasaportës iu është lejuar hyrja në Republikën e Maqedonisë, por në ora 13.15 nga ana e të punësuarit të sigurimit të TAV është lajmëruar se ajo ka dëshiruar të paraqes një ngjarje te zyrtarët policor.

Nga ana e A.V.R.E. është lajmëruar se derisa ka qenë duke u kontrolluar bagazhi i saj nga dy zyrtarët doganor iu janë marr 3.000 euro. Me paraqitësen në polici është kryer bisedë dhe personat nga Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë Doganore.

© ZHURNAL 10.02.2019, 10:21 | T.E. | 3,800 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."