ABT Sportsline me tri modele të përforcuara të Audit në Gjenevë (Foto)
auto
ABT Sportsline me tri modele të përforcuara të Audit në Gjenevë (Foto)

ABT Sportsline me tri modele të përforcuara të Audit në Gjenevë (Foto)

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, më herët pati paralajmëruar se panairin e sivjetmë të veturave në Gjenevë do ta shfrytëzojë, ndër të tjera, për ta prezantuar versionin e përforcuar të modeleve A8 dhe RS4 dhe ndërkohë ka konfirmuar se në këtë panair do të prezantojë edhe modelin A6 Avant të përforcuar po ashtu.

Audi A6 Avant 50 TDI, si model standard, ka kapacitet prej 210 kW/286 kuajfuqi, ndërsa pas tretmanit të ABT-së tani ka 243 kW/330 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,5 sekonda dhe vjen me set të ri të rrotave prej 21-inç nga alumini.

Kujtojmë se vizitorët e panairit të sivjetmë në Gjenevë do të mund të shohin modelin ABT Audi A8 me paketën për aerodinamikën, që përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi bagazh. Po ashtu, ABT Audi A8 vjen edhe me set të ri të rrotave si dhe me motor 3.0-litër TDI të përforcuar me kapacitet prej 243 kW/330 kuajfuqi.

Gjithashtu, në Gjenevë do të prezantohet edhe ABT Audi RS4+ me eksterier me ngjyrë të kuqe dhe motor 2.9-litër Bi-Turbo V6 të përforcuar në 530 kuajfuqi.

© ZHURNAL 10.02.2019, 10:38 | L.E. | 1,229 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."