Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona
teknologji
Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

Më shumë se 100 mijë klientë humbën rreth 190 milionë dollarë, pasi pronari i kompanisë kanadeze, që merrej me monedha kriptike virtuale, humbi jetën papritur dhe nuk pati mundësi të udhëzonte dikë për fjalëkalimin.

Vejusha e të ndjerit Gerald Cotten tha për Gjykatën e Lartë të Nova Skotias, në Kanada, që ajo e pranon se kompania Quadriga i detyrohet klientëve rreth 190 milionë dollarë, por ajo nuk e hap dot llogarinë e të shoqit.

Për këtë arsye, gjykata i ka dhënë kompanisë mbrojtje nga paditë e klientëve të revoltuar, për të paktën 30 ditë, me shpresën se do të gjejnë fjalëkalimin.

Laptopi që përdorte pronari i është dërguar një kompanie të specializuar, por ende nuk e ka hapur dot, pasi i ndjeri kishte përdorur sisteme shumë të forta sigurie./Top Channel

© ZHURNAL 10.02.2019, 10:51 | L.E. | 3,249 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."