Keqpërdorim seksual ndaj të miturës në Kosovë, një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së
kosova
Keqpërdorim seksual ndaj të miturës në Kosovë, një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së

Keqpërdorim seksual ndaj të miturës në Kosovë, një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar përmes një komunikate se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh të pandehurit M. S.

 

I pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K.

“Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 232 paragrafi 3 nënparagrafi 3.7 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

© ZHURNAL 10.02.2019, 18:04 | T.E. | 1,345 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."