Nga dhjetori i vitit të kaluar u legalizuan afro 300 armë
kosova
Nga dhjetori i vitit të kaluar u legalizuan afro 300 armë

Nga dhjetori i vitit të kaluar u legalizuan afro 300 armë

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se deri tani ka afro 300 kërkesa, dhe në shikim të parë duket se është numër i vogël, por që pritet që me kalimin e kohës që ky numër të rritet.

”Ne edhe kur kemi filluar këtë proces, kemi vlerësuar se qoftë edhe një armë nëse legalizohet, kjo është e arritur e Kosovës”, ka thënë Zeka.

Sipas zv.ministrit Zeka me gjasë janë mbi 200 mijë armë të palegalizuara në Kosovë, por që disa prej tyre janë armë të luftës të cilat ruhen dhe që nuk janë të gjitha armë efektive.

© ZHURNAL 10.02.2019, 23:39 | T.E. | 4,278 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."