Spalletti: Më duhet qartësi për Icardin
sport
Spalletti: Më duhet qartësi për Icardin

Spalletti: Më duhet qartësi për Icardin

Luciano Spalletti ka pasur lëvdata të mëdha për Radja Nainggolanin dhe Ivan Perisicin pas fitores së Interit ndaj Parmas, por tha se duhet që të bisedohet për problemin e kontratës së Icardit.

Lautaro Martinez u desh që të inkuadrohej nga stoli për të shënuar pas vetëm dy minutash atë që ishte goli i parë i Interit në Serie A për vitin 2019 dhe për fitoren ndaj Pamas.

“Kemi mundësinë të tejkalojmë momentet e vështira. Qartëisht, në disa momente ne nuk mund të menaxhojmë presionin”.

“Nainggolan u shfaq si ai i dikurshëm dhe siguroi që Parma të bënte vetëm goditje nga larg që u ndalën nga De Vrij dhe Skriniar”.

“Ivan Perisic është në gjendje të luajë me dy këmbët, kështu që ai duhet të punojë më shumë në stërvitje për të finalizuar me të djathtën”.

“Unë nuk kam krijuar probleme për Icardin. Problemi duhet të zgjidhet sepse kur lëni gjërat në gjysmë, lihen të hapura për interpretim”.

“Disa njerëz kanë thënë disa gjëra më shumë se që është dashur. Tani është koha që të ulet dhe të bisedohet e të shmangen zhagitjet për muaj të tërë”, deklaroi Spalletti.

Goli i fundit i Mauro Icardit daton para rreth tre muajsh, kur ai realizoi ndaj Udineses nga pika e bardhë.

© ZHURNAL 10.02.2019, 08:55 | Z.H. | 1,147 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."