May refuzon planin e liderit të opozitës për dogana të përbashkëta me BE-në
bota
May refuzon planin e liderit të opozitës për dogana të përbashkëta me BE-në

May refuzon planin e liderit të opozitës për dogana të përbashkëta me BE-në

Njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe ka njoftuar se kryeministrja e vendit, Theresa May, e ka refuzuar planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, lidhur me doganat e përbashkëta me Bashkimin Evropian, por se partitë janë pajtuar për shumë çështje tjera.

“Ajo që është duke ndodhur këtu nuk është ndërrimi i vijave të kuqe”, tha ministri i burgjeve, Rory Stewart. Kryeministrja britanike i është përgjigjur dje letrës së Corbynit për kushtet e laburistëve për ta mbështetur marrëveshjen për tërheqje nga BE-ja. Njëra nga këto kushte është anëtarësimi i përhershëm në unionin e doganave.

Ndonëse May e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron një gjë të tillë, disa gazeta britanike kanë shkruar sot se ajo e ka lënë të hapur mundësinë për diskutime rreth kësaj çështjeje, duke shtuar gjasat për një dalje nga BE-ja me kushte më të lehtësuara.

Në përgjigjen e kthyer për liderin e opozitës, May i ka bërë disa lëshime për të drejtat e punëtorëve dhe çështjen e mjedisit, duke e kundërshtuar përshtatjen e plotë me standardet e Bashkimit Evropian, por ka sugjeruar që çdo ndryshim të votohen në Dhomën e Ulët, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:23 | Xh.I. | 1,340 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."