“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”
kosova
“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

Prishtinë, 11 shkurt - Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s. Në një intervistëpër gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet të thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që taksa për mallrat serbe ndikon në raportet e FSK-së me ShBA-në.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes tyre.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Ramadani bëri thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:32 | Xh.I. | 2,115 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."