30 rrefugjatë që kurrë nuk u kthyen në Kosovë, mes tyre edhe vajza 6 muajshe që u varros në Gostivar
maqedonia
30 rrefugjatë që kurrë nuk u kthyen në Kosovë, mes tyre edhe vajza 6 muajshe që u varros në Gostivar

30 rrefugjatë që kurrë nuk u kthyen në Kosovë, mes tyre edhe vajza 6 muajshe që u varros në Gostivar

Gostivar, 17 shkurt - Viti 1999 kufiri Kosovë-Maqedoni. Shumë shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin vatrat e tyre për të shpëtuar nga masakrat e luftës së1999-të. Fëmijë, gra dhe pleq 20 vjet më parë kaluan kufirin pa ditur se ku do të strehohen. E për ta i hapën dyert shqiptarët e Maqedonisë. Abil Idrizi nga Forina kujton ditët e vitit 99 kur në shtëpinë e tij u strehua një familje kosovare, ndërsa ende i ruan fotot e asaj kohe.

“Atëherë në shtëpinë tonë u sistemua familja Brahimi, familja e Muj Brahimit nga Ferizaj ku ishte kryefamiljari me të shoqen dhe tre fëmijët e vegjël Besnikun, Bekimin dhe vajzën, ato qëndruan deri në kthimin e refugjatëve, që do të thotë nga mesi i qershorit deklaroi Abil Idrizi.”

Në këtë hapësirë u hap edhe kampi i refugjatëve që gjendet në fshatin Çegran dhe Forinë të Gostivarit, ndërsa u strehuan mbi 57 mijë shqiptarë të Kosovës. Jo të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre pas luftës. 23 kosovarë nga sëmundjet që kishin marr rrugës, nuk mundën të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ndruan jetë në fshatin Çegran, ku edhe u varrosën. 7 të tjerë ndërruan jetë në fshatin Forinë. Kryetari i Bashkësisë Lokale në Çegran, Sabri Bafqari thotë mes tyre ishte edhe një vajzë 6 muajshe.

“Muhamed Ramadani i cili ka qenë nga Lugina e Preshevës në atë kohë ka qenë këtu në vendqëndrim në kampin e Çegranit bashkë me familjen, që për fat të keq i sëmuret vajza dhe kishte temperaturë të lartë. Mihrija e vogël që mund të them ishte një nga rastet e shumta e cila sëmuret nga temperaturat e larta e dorëzuan në spitalin e Tetovës, ku për fat të keq ndërroi jetë tha Kryetar i Bashkësië Lokal Çegran Sabri Bafqari Kryetar   ”

Për nderë të atyre që nuk mund të kthehen të gjallë në vendin e tyre, Bashkësia Lokale, Çegran, në korrik të këtij viti do të organizojë një manifestim dhe vizitë tek varrezat e shqiptarëve nga Kosova që ndërruan jetë në Çegran dhe Forinë.

“Këtë manifestim që ne e kemi marr përsipër që ta organizojmë do të jetë në fund të muajit Maj, apo në fillim të muajit korrik, për çka në mënyrë plotësuese do të informojmë opinionin. Dhe është një manifestim ku ne kemi paraparë që të organizojmë vizitë të varrezave të vëllezërve kosovarë që ndërruan jetë në Kampin e Çegranit tha  Fadil Xhelili”.

Në luftën e Kosovës u dëbuan 800 mijë shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15 mijë persona.

© ZHURNAL 17.02.2019, 19:00 | T.E. | 5,133 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."