Vetmia kjo "sëmundje" që i lëndon pleqtë
opinion
Vetmia kjo "sëmundje" që i lëndon pleqtë

Vetmia kjo "sëmundje" që i lëndon pleqtë

PhD.  Abdulah Ahmedi

Jetëgjatësia e jetës është një fryt i kushteve të mira të jetesës dhe progresit të mjekësisë, kështu që shoqëria e sotme prezenton një shoqëri në plakje. Të moshuarit me siguri kanë kontribuar në shoqëri në një afat të gjatë gjatë gjithë aktivitetit të tyre të punës. Si rezultat, ata meritojnë të përfitojnë nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Çfarë është e vërtetë, përveç pensioneve të tyre, të moshuarit marrin ndihmë nga familjarët dhe kanë ndihma në nivel institucional, p.sh: Etablishmentet Socio-Mjekësore, Shtëpit e Pensionit, Apartamentet e Mbrojtura etj.

Sot, mjedisi i sigurimeve shoqërore ka ndryshuar në kuptimin pozitiv që mund të konsiderohet një arritje sociale. Kështu, kushtet më të mira të jetesës, përparimi i mjekësisë kanë kontribuar në jetëgjatësinë e jetës që aktualisht është duke vendosur në evidencë fenomenin e vetmisë tek të moshuarit. Vetmia është një fenomen që përkeqëson shëndetin psiko-fizik të të moshuarve. Ky fenomen i vetmisë, në parim,  prek të dy gjinitë, sidomos seksin femëror, pasi që jeta është më e gjatë tek femrat. Çështja që na sfidon është se si të luftojmë kundër kësaj vetmie që i lëndon pleqtë?

Instrumentet juridike ndërkombëtare (Knventa e drejtave të njeriut, Karta Sociale) vijnë në ndihmën e pleqve dhe u kërkojnë shteteve kombëtare të respektojnë të drejtat e të moshuarve, për shembull: e drejta për shoqërim, e drejta e pavarësisë, e drejta e veprimtarisë, e drejta e përmbushjes, e drejta e pushimit. Mund të theksojmë se këto të drejta do t'u lejojnë të moshuarve të bëjnë një jetë të denjë dhe të zbusin jetën e tyre të vetmisë. Përveç kësaj, duket se solidariteti ndërmjet gjeneratave përmes vizitave të rregullta të më të afërmve të tyre mund të jetë një opsion që do të luftojë kundër vetmisë së të moshuarve në institucionet publike. Udhëtimet e grupuara jashtë institucioneve, shëtitjet në natyrë, shfaqjet dhe lojrat en ndryshme janë mënyrat më të mira për të lehtësuar vetminë e të moshuarve. Promovimi i punëtorive të ndryshme krijuese, për shembull: të vizatimeve,të  kuzhinave, të foto-angzhimeve, do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në dy komponentet edhe ate në aftësitë e të moshuarve dhe në të luftuarit kundër vetmisë së tyre.

Aq më shumë kontributi i njerëzve të moshuar në punëtorit i mban këta njerëz në shëndet të mirë dhe do të shmangënte kostot e kujdesit shëndetsor. Me punën e tyre, njerëzit e moshuar do të krijojnë një vlerë të shtuar për ekonominë, do të kontribuojnë në kohezionin social dhe do të luajnë një rol në zhvillimin e vendit. Duke ndjekur këtë avenement, mund të themi se shteti providencial sot hap pas hapi po metamorfozohet dhe merr formën e re dhe po i afrohet formës së shtetit providencial të gjenezës së saj të shekullit XVI dhe XVIII? Ne nuk do të gabojmë me konfirmimin se shteti providencial po merr një ritëm të ri në këtë moment, për shkak të një mjedisi të ri që është duke u profilizuar në fushën sociale.

© ZHURNAL 24.02.2019, 01:45 | B.M. | 5,843 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."