United nuk e fitonte këtë çmim që nga koha e Fergusonit, Solskjaer zgjidhet trajneri i muajit në Ligën Premier
sport
United nuk e fitonte këtë çmim që nga koha e Fergusonit, Solskjaer zgjidhet trajneri i muajit në Ligën Premier

United nuk e fitonte këtë çmim që nga koha e Fergusonit, Solskjaer zgjidhet trajneri i muajit në Ligën Premier

Ole Gunnar Solskjaer është rikthyer në Manchester United, por kësaj radhe në postin e trajnerit.

Ish-sulmuesi i famshëm norvegjez ka 10 ndeshje në krye të Djajve të Kuq, ku ka marrë nëntë fitore dhe një barazim.

Këto rezultate kanë bërë që Solskjaer të zgjidhet si trajneri më i mirë i muajit janar në Ligën Premier.

Këtë çmim nuk e fitonte asnjë trajner dhe lojtar i Djajve të Kuq që nga koha e Sir Alex Ferguson në vitin 2011 kur skocezi e kishte fituar këtë çmim së bashku me sulmuesin Dimitar Berbatov.

Në anën tjetër edhe çmimi për futbollistin e muajit janar ka shkuar në Old Traford.

Marcus Rashford ka shkëlqyer gjatë këtij muaji me gola e asistime dhe ka marrë çmimin si futbollisti i muajit.

“Ky çmim do të thotë se kemi qenë ekipi i maujit, si stafi, ashtu edhe lojtarët. Kemi bërë mirë gjatë muajit”, ka thënë Solskjaer.

“Qëllimi ynë është të fitojmë ndeshjet, të ngjitemi në tabelë dhe në fund të shohim ku jem. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë trajneri norvegjez.

Në fund trajneri norvegjez meritat më të mëdha ia ka dhënë futbollistëve të tij.

“Nuk mund të jeni një udhëheqës apo trajner i mirë pa lojtarët e mirë. Nuk mund të merrni rezultate pozitive pa lojtarët, kështu që në fund të fundit gjithçka varet nga mënyra se si futbollistët përgjigjen në fushë”.

“Deri më tani gjithçka është fantastike, kështu që të gjitha meritat duhet të shkojnë për lojtarët”, u shpreh Solskjaer.

© ZHURNAL 08.02.2019, 15:47 | Xh.I. | 1,788 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."