Konfiskohen aparatet në një bastore në Gostivar
kronika
Konfiskohen aparatet në një bastore në Gostivar

Konfiskohen aparatet në një bastore në Gostivar

Gostivar, 9 shkurt - Me 08.02.2019 rreth orës 21.45 nga ana e zyrtarëve policor është kryer kontroll në një lokal në fshatin Dobridoll, Gostivar në pronësi të V.Xh.(57) ku janë gjetur mjete për organizimin e lojërave të fatit “Keno” për të cilën pronari nuk ka pasur dokumente, gjegjësisht ka organizuar lojëra të fatit pa licencë.

Mjetet e gjetur janë fotodokumentuar dhe konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

© ZHURNAL 09.02.2019, 11:31 | T.E. | 922 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."