Ndalohen dy persona nga Gostivari, posedonin heroinë
kronika
Ndalohen dy persona nga Gostivari, posedonin heroinë

Ndalohen dy persona nga Gostivari, posedonin heroinë

Gostivar, 9 shkurt - Policia në Gostivar ka privuar nga liria personat V.A. (45) nga fshati Negotinë i Gostivar dhe J.T.(38) nga qyteti i Gostivarit, për shkak se pas kërkimit nga policia tek personat në fjalë është gjetur heroinë.

Personat, siç u njoftua sot nga Ministria e Brendshme, janë ndaluar në stacionin e policisë në Gostivar për të vazhduar procedurat e mëtutjeshme.

© ZHURNAL 09.02.2019, 13:40 | T.E. | 2,148 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."