Ujmani ndihmon Batllavën dhe Badovcin që prishtinasit të mos mbesin pa ujë
kosova
Ujmani ndihmon Batllavën dhe Badovcin që prishtinasit të mos mbesin pa ujë

Ujmani ndihmon Batllavën dhe Badovcin që prishtinasit të mos mbesin pa ujë

Në kohën kur niveli i ujit në liqenet akumuluese, atë të Batllavës dhe Badovcit, ka rënë, furnizimi me ujë nga liqeni i Ujmanit ka ndikuar që të mos ketë reduktime.

Nga uji që e merr nga ky liqen, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, furnizohet kryeqyteti dhe Komuna e Drenasit.

80 % përqind e Ujmanit ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, vend me shumicë serbe ku Beogradi ka mbajtur ndikimin e tij.

Ambientalistët thonë se interesi për këtë liqen është jetësor.

Një ndër burimet kyçe për furnizim me ujë të pijshëm menaxhohet edhe nga strukturat paralele serbe, liderët serbë vazhdimisht kanë deklauar se nuk do të heqin dorë nga ky liqe.

Por, zyrtarë të ndërmarrjes “Iber-Lepenci”, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë për KTV-në se menaxhimi i Ujmanit bëhet tërësisht nga kjo ndërmarrje.

“Ujmani as nuk blihet as nuk shitet, por është pronë 100% e Republikës së Kosovës”, kanë thënë zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje.

Gjashtë muaj më parë, në këtë liqen, lundroi presidenti Hashim Thaçi, me ç’rast tha se Ujmani asnjëherë nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, pasi i takon Kosovës.

© ZHURNAL 13.03.2019, 20:08 | T.E. | 381 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."