Ministri spanjoll: Kosova dhe Katalonja – raste të pakrahasueshme
kosova
Ministri spanjoll: Kosova dhe Katalonja – raste të pakrahasueshme

Ministri spanjoll: Kosova dhe Katalonja – raste të pakrahasueshme

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell, deklaroi të mërkurën në Beograd se rasti i Kosovës dhe ai i Katalonjës nuk është i krahasueshëm.

“Këto dy situata nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ka të bëjë fare me gjendjen e Katalonjës”, tha ministri i Jashtëm spanjoll, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse është çështja e Katalonjës arsyeja pse Spanja nuk e njeh Kosovën.

 

Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, shefi i diplomacisë spanjolle tha se vendi i tij e kundërshton pavarësinë e Kosovës, por edhe kërkon zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ia përsëritëm presidentit dhe ministrit të Jashtëm qëndrimin e Spanjës për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, mendojmë se vetëm përmes dialogut mund të vie deri te një zgjidhje e kompromisit në këtë çështje”, tha Borel në një konferencë për media.

© ZHURNAL 13.03.2019, 23:42 | T.E. | 1,157 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."