Faton Topalli emërohet kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së
kosova
Faton Topalli emërohet kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Faton Topalli emërohet kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Prishtinë, 14 mars - Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka zgjedhur për kryetar të saj Faton Topallin.

Ky vendim erdhi gjatë takimit të sotëm ku është diskutuar lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për tremujorin e parë të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani”, ka thënë kryetari Topalli.

“Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë”.

“Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishmi”.

Kujtojmë se pas dorëheqjes kryetares Donika Kadaj Bujupi, ëdhëheqëse e këtij komisioni ka qenë zëvendëskryetarja Ganimete Musliu.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij takimi, klikoni në linkun e mëposhtëm.

© ZHURNAL 14.03.2019, 11:12 | Xh.I. | 379 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."