Francë: Dëbim dhe dhunë e ushtruar ndaj një familje kosovare!
kosova
Francë: Dëbim dhe dhunë e ushtruar ndaj një familje kosovare!

Francë: Dëbim dhe dhunë e ushtruar ndaj një familje kosovare!

 

Pikërisht më 8 mars, në ditën ndërkombëtare të gruas, ka ndodhur një makth për një nënë kosovare bashkë me dy fëmijët e saj. Zonja Toska ishte në shtëpi dhe fëmijët e saj 6 dhe 8 vjeçar duke fjetur kur papritmas dëgjuan të trokiturat e derës. Ato çaste babai i tyre ishte si zakonisht në punë...

 

Meqenëse ata nuk hapën derën menjëherë Policia Aero Frontiere (PAF) polici kjo për shoqërimin e të huajve dhe dëbim nga shteti thyen dyert dhe hynë brenda.

 

Fëmijët të lemerisur u zhvendosën nga shtretërit e tyre ku edhe ishin fshehur, duke qarë, duke shtrënguar dhëmbët, nga zhurmat e derës që po thyhej dhe nga numri e punonjësve të policisë që po hynin në dhomën e tyre. Nëna e tyre ishte urdhëruar që të vishej dhe të përgatitej sa më shpejt që ishte e mundur përndryshe ajo do të merrej në aeroport ashtu siç ishte...

 

Pas disa minutave ajo bashkë me fëmijët dhe shoqëruar nga punonjës policie u urdhërua të hynte në aeroplan. Aji kishte të lidhur këmbët dhe kjo ndodhi që ajo të lirohej nga zinxhirët vetëm kur avioni kishte marrë lartësinë ... Para syve të fëmijëve të vegjël të cilët po shihnin këto skena makabre të prangave në duart e nënës së tyre.

 

Nëna e tyre thotë se nuk e kupton këtë trajtim jo njerëzor dhe të dhunshëm. Të gjithë ata që i kanë njohur më për së afërmi këtë familje thonë se janë të shokuar me dhunën e ushtruar ndaj tyre. Kështu babai Fidani nëna Nerxhivane bashkë me fëmijët e tyre Rionin dhe Rozën nuk e meritonin një trajtim kaq denigrues e aq më pak në prani të fëmijëve të tyre...

 

Kjo familje kosovare kishin hyrë ilegalisht në shtetin francez në vitin 2011. Me që kërkesa e tyre për për azil ishte refuzuar dhe po ashtu ajo për leje qëndrim, rezultuan në detyrimet për t'u larguar nga territori francez sipas një vendimi në fund shtator 2018. Mirëpo, familja kishte bërë një kërkesë për rregullimin e qëndrimit sipas disa kritereve të caktuara. Babai punonte dhe ata ishin në gjendje të paguanin qiranë, taksat e banimit... gjithashtu edhe nëna kishte ndjekur kurset e mësimit të gjuhës franceze ndërsa fëmijët kishin lindur që tê dy në tokën franceze. Me një fjalë kjo ishte një familje mjaftë mirë e integruar dhe largimi i tyre është vërtet një shkelje e legjislacionit mbi qëndrimin e të huajve në Francë...

 

Këto janë masa të pamerituare dhe tronditëse nga ana e autoriteteve për të huaj...

 

Ngjarja e ndodhur konsiderohet si një dëshmi e paligjshmërisë, për të shpresuar përsëri se vendi, të cilin ata ëndërrojnë për t'u bërë qytetarë të saj, dhe përpjekjet e tyre për t'u integruar. Për më tepër, vogëlushja Roza, e cila është dëbuar tashmë në Kosovë, shpreson se ajo prapë do ketë mundësinë të shoh mësuesin dhe shokët e shoqet e saja të shkollës... Përmes një peticioni asociacione dhe shoqata të ndryshme bëjnë thirrje për kthimin e tyre në Francë dhe gjithashtu ata ngrenë zërin e mos ushtrimit të dhunës ndaj askujt në emër të tyre... (peticioni në pdf petition_toska) ose për ta mbushur online peticionin klikoni këtu.

 

Sot ne qëndrojmë kundër dhunës së pakuptueshme të këtij dëbimi që traumatizoi dy fëmijë në moshën më të re. Ne qytetarët francezë dëshirojmë të kuptojmë përse ushtrohet një dhunë e tillë në emër tonë. Thonë qytetarët francezë.../Albswiss.com/

 

© ZHURNAL 14.03.2019, 12:08 | B.M. | 2,655 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."