10 të akuzuarit për fryrje të listave të veteranëve, deklarohen të pafajshëm
kosova
10 të akuzuarit për fryrje të listave të veteranëve, deklarohen të pafajshëm

10 të akuzuarit për fryrje të listave të veteranëve, deklarohen të pafajshëm

Prishtinë, 14 mars - Po vazhdon seanca gjyqësore në rastin e veteranëve mashtrues, ku 10 të akuzuar për këtë rast po ballafaqohen me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Të akuzuarit, që ishin të pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë deklaruar rreth fajësisë së tyre, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se kjo aktakuzë e Prokurorisë Speciale është e pabazuar.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar që veteranëve t’u ndalen pensionet derisa të përfundojë procesi gjyqësor për listat e fryra.

Për këtë nuk është marrë ende vendim nga gjykata, derisa OVL e UÇK-së, ka paralajmëruar protesta në rast se ky propozim i prokurorisë aprovohet nga Gjykata.

Në këtë seancë prokurori special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet me arsyen se “si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express.

© ZHURNAL 14.03.2019, 13:07 | Xh.I. | 378 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."