Një person theret me thikë në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari
kosova
Një person theret me thikë në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari

Një person theret me thikë në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari

Prishtinë, 14 mars - Sot rreth orës 10:00, është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka therur me thikë një 17 vjeçar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se ka të bëjë me një rast të therjes me thikë, transmeton Klan Kosova.

“Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dyja palëve”.

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, ku i njëjti është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

© ZHURNAL 14.03.2019, 14:48 | Xh.I. | 945 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."