Këshilltari i Haradinajt: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë
kosova
Këshilltari i Haradinajt: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë

Këshilltari i Haradinajt: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë

Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiq, se Serbia është e gatshme të ndërhy me forcë në veri të vendit, kanë shkaktuar reagime të mëdha në Prishtinë.

Madje, një diskurs i tillë kërcënues sot gjatë ditës është përdorur edhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

I njëjti tha se Serbia është në gjendje gatishmërie që nëse është nevoja të ndërhyjë në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, për lajmi.net ka folur shefi i kabinetit të kryeminstrit Haradinaj, Avni Arifi.

Ai ka thënë se Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka thotë ministri i Jashtëm i Serbisë.

“Nuk aktivitet që e mas me aktivitetin e  ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë. Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka flet ministri  i Jashtëm serb”, ka thënë shkurt Arifi.

Arifi po ashtu ka thënë se diskursi i Serbisë gjithëherë ka qenë i tillë, dhe se opinioni duhet të fokusohet më shumë në atë se çka thonë ministrat kosovarë dhe jo ata serbë.

E Arifi nuk është zyrtari i vetëm që ka reaguar ndaj deklaratave që  po vijnë nga Beogradi.

Më herët gjatë ditës, ishte zëvendësministri i Brendshëm, Selam Shkodra ai që përmes një postimi në Facebook, ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq e kishte quajtur ministër foshnjor.

© ZHURNAL 14.03.2019, 19:42 | T.E. | 665 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."