Producentja Shpresa Drasati jep mesazhin e fortë për gratë shqiptare
showbiz
Producentja Shpresa Drasati jep mesazhin e fortë për gratë shqiptare

Producentja Shpresa Drasati jep mesazhin e fortë për gratë shqiptare

Producentja e njohur Shpresa Drasati pozoi për kopertinën e revistës “Star people” vetëm pak ditë më parë. Intervista e saj ishte më shumë sesa një rrëfim personal dhe emocional i producentes mbi jetën, karrierën dhe patenten e ‘’ Top Model of the World’’, por një rrëfim frymëzues për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk duhet të heqin kurrë dorë nga ëndrrat e tyre dhe duhet të punojnë me ngulm për të arritur dhe bërë realitet qëllimet e tyre në jetë, pavarësisht çdo pengese, sado e vështirë qoftë ajo. Ajo zgjodhi ta publikonte kopertinën në Ditën Ndërkombëtare të Grave duke ia dedikuar tërësisht këtë projekt atyre dhe fuqisë femërore. Në kopertinë shfaqej një Shpresa ndryshe në look, seksi dhe triumfatore, por me mesazhin e njëjtë se gratë në këtë vend dhe kudo mund të jenë gjithçka që ato duan. ‘’ Sfidat janë të mëdha në jetë si tek ne në Shqipëri apo diku tjetër, por ne kemi shumë për të përballuar, nisur nga mentaliteti dhe duke përfunduar tek siguria në vetvete. Një grua mund t’ ja dali në jetë me apo një burrë në krahë. Një grua mund t’ja dali me apo pa mbështetjen e dikujt, me apo pa pëlqimin e ‘’lagjes’’ dhe njerëzve plot intriga dhe mllef që na rrethojnë.’’- shprehet ndër të tjera producentja e njohur e cila magjinë e botës dhe industrisë së bukurisë e ka prekur në moshë fare të re duke ia dal të fitojë shumë kupa dhe të jetë e suksesshme.

© ZHURNAL 14.03.2019, 20:23 | T.E. | 6,976 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."