Kontroll llogarive të “bosave” shqiptarë: Informacion për paratë e dërguara jashtë vendit
shqiperia
Kontroll llogarive të “bosave” shqiptarë: Informacion për paratë e dërguara jashtë vendit

Kontroll llogarive të “bosave” shqiptarë: Informacion për paratë e dërguara jashtë vendit

Një sërë shtetesh do të shkëmbejnë një gamë të gjerë të informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e tyre dhe të pronësisë.

Në një intervistë për SCAN, zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, shpjegon se bëhet fjalë për të dhënat financiare të jo rezidentëve në disa vende, duke bërë të të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. P

rojektligji i Ministrisë së Financave do të ketë në fokus edhe llogaritë e e hapura nga biznesmenët apo politikanët shqiptarë jashtë vendit.

Zv. ministri i Financave sqaroi edhe iniciativën për ndërtimin e një regjistri për kompanitë offshore në vendin tonë.

Këto iniciativa janë në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

© ZHURNAL 14.03.2019, 20:46 | T.E. | 1,346 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."