Biznesmeni sllovak vihet nën akuzë për vrasjen e gazetarit dhe të fejuarës së tij
bota
Biznesmeni sllovak vihet nën akuzë për vrasjen e gazetarit dhe të fejuarës së tij

Biznesmeni sllovak vihet nën akuzë për vrasjen e gazetarit dhe të fejuarës së tij

Prokurori Dushan Kovaçk tha se Marian Kocner, sipërmarrës i cili ishte drejtor i një organizate që u mbyll në vitin 2017, urdhëroi vrasjen e Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova.

 

 

"Më 8 mars, prokuroria zyrtarisht e akuzoi Marian K. se kishte urdhëruar vrasjen e gazetarit hulumtues Jan Kuciak," tha Kovaçi në një deklaratë sipas AFP-së.

 

 

"Arsyeja për vrasjen ishte veprimtaria gazetareske e viktimës. Ne nuk kemi armë, por kemi dëshmi të armës dhe municioneve".

 

 

Kocner është tashmë në paraburgim në qytetin e Banska Bystrica, akuzuar për krime ekonomike.

 

 

Kuciak dhe Kusnirova, të dyja 27 vjeç në kohën e vrasjen, u gjetën të vdekur në banesën e gazetarit në shkurt 2018 me plagë në kokë dhe në gjoks.

 

 

Kuçak ishte gazetar investigativ, i cili raportoi për evazion fiskal dhe mashtrime midis bizneseve sllovake dhe njerëzve të lidhur me partinë qeverisëse të vendit, Smer.

 

Në kohën e vrasjes së tij, Kuciak raportoi për lidhjet sllovake me organizatën mafioze italiane "Ndragheta".

© ZHURNAL 14.03.2019, 21:33 | T.E. | 1,119 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."