Imer Selmani me këshilla për kandidatët për president
maqedonia
Imer Selmani me këshilla për kandidatët për president

Imer Selmani me këshilla për kandidatët për president

Shkup, 14 mars - Kandidatët aktual për president të Republikës së Maqedonisë Veriore nuk duhet të fokusohen vetëm në një bashkësi etnike, tha Imer Selamni sonte në emisionin “Click Plus” në TV 21.

“Dua të përcjell një mesazh për kandidatët aktual dhe presidentin e ardhshëm, se nuk duhet të fokusohet në asnjë moment vetëm në bashkësinë e vet etnike gjë të cilën e kemi parë shumë nga kandidatët që e kanë bërë dhe për fat të keq ndoshta ata kandidat i fitonin zgjedhjet por nuk ishin president të vërtetë për të gjithë qytetarët. Kandidatët e tanishëm duhet të ofrojnë ofertë dhe të drejtohen ndaj të gjithë qytetarëve në këtë vend”, tha Selmani.

Imer Selmani ka qenë kandidat për president të vendit, dhe është i vetmi shqiptar si kandidat i cili mori shumë vota edhe nga maqedonasit.

© ZHURNAL 14.03.2019, 22:52 | T.E. | 3,564 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."