Pas Kosovës, Richard Moore shkon në Serbi
kosova
Pas Kosovës, Richard Moore shkon në Serbi

Pas Kosovës, Richard Moore shkon në Serbi

Beograd, 14 mars - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Vuçiq do të takohet me Moore në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, njoftoi shërbimi i shtypit i Vuçiqit, transmeton Klan Kosova.

Zyrtari i lartë britanik të mërkurën vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kreu i Qeverisë kosovarë  ka thënë se në këta takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Moore i kërkoi kryeministrit heqjen e taksës, por ai e refuzoi.

© ZHURNAL 14.03.2019, 09:34 | Xh.I. | 609 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."