Akademik Izet Zeqiri: Vetëm punësimi e ndalon emigrimin
maqedonia
Akademik Izet Zeqiri: Vetëm punësimi e ndalon emigrimin

Akademik Izet Zeqiri: Vetëm punësimi e ndalon emigrimin

Shkup, 16 mars, Zhurnal.mk - Akademik Izet Zeqiri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se vetëm punësimi e ndalon emigrimin e popullatës së Republikës së Maqedonisë Veriore.

"Punësimi është shumë i rëndësishëm për zonat që jetojnë në varfëri, sepse siguron të ardhura që është burimi kryesor i plotësimit të nevojave njerëzore dhe familjare. Puna këtyre njerëzve ju ofron një mjedis të strukturuar, ku mund të thithen energjitë e këtyre njerëzve të aftë për punë.

Të pasurit e një pune do të thotë shumë për njerëzit; së pari puna do t’i mundësonte bazën për përvetësimin dhe ushtrimin e shprehive dhe aftësive të çdo njeriu, do t’u mundësonte shfrytëzimin e mjediseve që shumë dallojnë nga mjedisi shtëpiak apo ndonjë mjedis tjetër.

Te njerëzit që janë të zënë në punë koha organizohet rreth ritmit të punës, e cila siguron sensin e drejtimit në veprimtaritë e ndryshme.

Kjo mundëson që njerëzit ta eliminojnë mërzitjen si një problem dhe nuk u jep mundësi të zhvillojnë ndjenjën e antipatisë ndaj kohës, pasi ata kur s’kanë punë shpesh thuan” koha tani nuk e ka rëndësinë e dikurshme…ka kaq shumë prej saj”.

Puna ofron identitet personal, ajo vlerësohet për sensin e identitetit të qëndrueshëm social që ofron. Kjo ka një rëndësi te meshkujt pasi që vetëvlerësimi është shpesh i lidhur me kontributin ekonomik që e japin ato për mbajtjen e familjes.

POLLOGU MË I VARFËR, MOS KREKOSEMI!

Vështirë të ardhura 500 euro në Pollog, me këtë prodhim bruto të brendshëm për banor prej 117,284 denar, e që është 3.12 herë më e vogël se regjioni i Shkupi me 366.482 denar për kokë banori.

Vallë kush është fajtor?. Pronarët e bizneseve që nuk kanë mundësi të japin 500 euro të ardhura apo dikush tjetër.", ka shkruar Zeqiri.

© ZHURNAL 17.03.2019, 21:50 | B.M. | 6,824 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."