Nga 1 maji, deklarata për përbërjen e mishit
maqedonia
Nga 1 maji, deklarata për përbërjen e mishit

Nga 1 maji, deklarata për përbërjen e mishit

Shkup, 18 mars - Konsumatorët do të dinë sa ujë, sa proteina dhe sa aditivë ka në mishin e bluar të paketuar, qebapët gjysmë të përgatitura dhe qoftet që shiten nëpër mishtore.

Sipas Rregullores së re që hyn në fuqi nga 1 maji i këtij viti, në deklaratat e produkteve, krahas proteinave, patjetër duhet të qëndrojë edhe përmbajtja e kolagjenit në proteinat e mishit dhe se a janë përgatitur nga mishi i freskët apo i ngrirë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nëse këto mishtore dhe industri të mishit prej 1 majit nuk i kanë këto informacione në deklaratat e tyre, sipas Ligjit do të gjobiten prej 500 deri 1500 euro, varësisht nga madhësia e kompanisë.

"Mbrojtja e avancuar e të drejtave të konsumatorëve shkon në drejtim të sigurimit të informacioneve. Për shkak se konsumatorët blejnë produkte, duhet të ketë deklarim detyrues për prejardhjen e mishit, dhënies së informacioneve në Deklaratë, nëse produkti është nga mishi i freskët apo nga mishi i ngrirë, deklarim i përmbajtjes së proteinave të përgjithshme dhe përmbajtjes së ujit në produkte”- tha Zoran Atanasov nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë.

© ZHURNAL 18.03.2019, 14:55 | Z.H. | 6,859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."