Zaev: Nëse Pendarovski humb nga Siljanovska, do të shpall zgjedhje të reja parlamentare
maqedonia
Zaev: Nëse Pendarovski humb nga Siljanovska, do të shpall zgjedhje të reja parlamentare

Zaev: Nëse Pendarovski humb nga Siljanovska, do të shpall zgjedhje të reja parlamentare

Shkup, 18 mars - Kryministri Zoran Zaev nuk i ka mohuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mirëpo vetëm nëse kandidati i LSDM-së për President, Stevo Pendarovski humb zgjedhjet nga kandidati opozitar, Gordana Siljanovks-Davkova.

Nëse kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, humb në zgjedhje për president nga kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, ka deklaruar Zoran zaev, sipas tij LSDM ende po prinë para VMRO-DPMNE-së, mirëpo me dallim të vogël.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për marrëveshjen me opozitën rreth Ligjit për prokurorinë publike, i njëjti ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk është për negociata me opozitën.

“Kush jam unë dhe kush është Kristijan Mickovski të tregojmë se cilët prokurorë duhet zgjedhur e cilët jo, kur e dimë se në Maqedoni ekziston Këshilli i prokurorëve publik dhe atje bëhet zgjedhja e prokurorëve ka thënë Zaev.

Kryeministri ka deklaruar se nëse opozita vendos mos të përkrahë këtë ligj, i cili arrihet me 2/3 e votave, do të vazhdohet me ligjet aktuale.

Zaev në gjyq ka dëshmuar si i dëmtuar përshkak të kërcënimeve ndaj tij drejtuar nëpërmes rrjetit social “Fejsbuk” në vitin 2016

© ZHURNAL 18.03.2019, 15:11 | Xh.I. | 5,130 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."