Popovski: Pajisjet e përgjimeve janë blerë nga DSK
maqedonia
Popovski: Pajisjet e përgjimeve janë blerë nga DSK

Popovski: Pajisjet e përgjimeve janë blerë nga DSK

Shkup, 18 mars - Ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski i gjykuar për rastet “Tanku” dhe “Treqind” sot ka dëshmuar si dëshmitar i PSP-së për rastin “Arka” për blerjen jolegale të pajisjeve për ndjekje të komunikimeve nga Britania e Madhe.

Në rastin “Arka” akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Menaxheri i DSK-së vetëm vinte dhe me gojë ose me shkrim do të na theksonte se diçka duhet të blihet për Drejtorinë. Unë atë kërkesë e përcjellja deri tek komisioni special për blerje publike në DSK dhe ato blen atë që ishte e nevojshme. Kemi qenë të mbrojtur me nenin 7 nga të Ligjit, sipas të cilës të gjitha blerjet që kanë të bëjnë me DSK-në, nuk i nënshtrohen atij”, tha Popovski.

© ZHURNAL 18.03.2019, 15:53 | Xh.I. | 1,910 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."