MPB: Do të ketë kallëzime penale për gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale
maqedonia
MPB: Do të ketë kallëzime penale për gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale

MPB: Do të ketë kallëzime penale për gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale

Shkup, 18 mars - Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi kallëzim penal pas dokumentimit të rastit me publikimin në Fejsbuk nga Frosina Tina Martinovska, e cila këtyre ditëve është shpërndarë në këtë rrjet sociale.

“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në koordinim me prokurorinë kompetente vazhdimisht ndërmerr masa dhe aktivitete për sanksionim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, zakonisht në Fejsbuk, ndërsa i tillë është edhe rasti me postimin e Frosina Tina Martinovska, e cila këtyre ditëve është shpërndarë në këtë rrjet social dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritë kallëzim përkatës penal”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Nga verifikimet e kryera në evidencën personale të MPB-së është konstatuar se personi Frosina Tina Martinovska nuk punon në Ministri, siç u transmetua në një pjesë të mediave.

“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale edhe më tej do të vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të rasteve të këtilla. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që rastet e këtilla t’i denoncojnë në stacionin më të afërt të policisë apo në adresën cybercrime@moi.gov.mk, theksohet në kumtesën e MPB-së.

© ZHURNAL 18.03.2019, 15:58 | Xh.I. | 1,399 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."