Forum për sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore
ekonomi
Forum për sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore

Forum për sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore

Shkup, 20 mars – “Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne” është tema e forumit do të mbahet sot në Shkup.

Në forum do të mbajë fjalim zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev dhe do të marrë pjesë në panelin me temë “Trendet në marrëdhëniet e punës dhe motive për të qëndruar në vend”.

Në forum gjithashtu fjalime do të kenë edhe Nebi Hoxha kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Greçen Birkël ushtrues i detyrës përfaqësues i zyrës të USAID-it në vend dhe Lubomir Dimovski drejtor i Projektit të USAID-it Partneritet për biznes rregullore më të mirë.

Forumi organizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Lidhja e Odave Ekonomike dhe MASIT, në bashkëpunim me Qendrën EPI, ndërsa me mbështetjen e USAID-it, në kuadër të projektit të përbashkët “Partneritet për rregullim më të mirë të biznesit”.

© ZHURNAL 20.03.2019, 09:23 | Z.H. | 1,125 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."