Sheshi "Maqedonia" nuk do të riemrohet
maqedonia
Sheshi "Maqedonia" nuk do të riemrohet

Sheshi "Maqedonia" nuk do të riemrohet

Shkup, 22 mars - Sheshi qendror në Shkup edhe më tej do ta mbanë emrin "Maqedonia" dhe nuk do të përfshihet në riemërtimin e institucioneve në përputhje me ndryshimet kushtetuese. Nga Qeveria për javoren "Fokus" konfirmojnë se emri sheshit mbetet i njejtë, transmeton Zhurnal.

"Në përputhje me Marrëveshjen e Prespës sheshi do ta mbanë emrin e njejtë", thonë nga atje.

Kjj sqarohet me argumentin se Greqia nuk e ka të drejtën ekskluzive për këtë term.

Ndërkohë po mbaronë procedura për riemërimin e institucioneve. Në përputhje me marrëveshjen gjitha institucionet të cilat finansohen nga shteti, duhet të përshtaten dhe të ndjekin frymën e marrëveshjes me Greqinë.

© ZHURNAL 22.03.2019, 10:37 | Xh.I. | 1,713 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."