KSHZ: Reka i pari, Siljanovska e dyta dhe Pendarovski i treti
maqedonia
KSHZ: Reka i pari, Siljanovska e dyta dhe Pendarovski i treti

KSHZ: Reka i pari, Siljanovska e dyta dhe Pendarovski i treti

Shkup, 22 mars - Blerim Reka do të ketë numrin 1 në fletvotim në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska numrin 2, ndërsa Stevo Pendarovski numrin tre, shkruan Zhurnal.

Kjo është radhitja në listën e kandidatëve në zgjedhjet vijuese presidenciale. Shorti u mbajt sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Letrat paloheshin dhe vendoseshin në kuti. Fletat i kanë tërhequr përfaqësues të kandidatëve sipas alfabetit.

Ndërkohë të henën do të tërhiqet shorti për kandidatët për kryetarë komunash./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 22.03.2019, 11:27 | Z.H. | 8,851 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."