LSDM: Paga mesatare në muajin janar është rritur për dy për qind
maqedonia
LSDM: Paga mesatare në muajin janar është rritur për dy për qind

LSDM: Paga mesatare në muajin janar është rritur për dy për qind

Shkup, 22 mars - Nga partia në pushtet, LSDM thonë se pas rritjes rekorde në vitin 2018, pagat po rriten edhe në vitin 2019, ku paga mesatare në muajin janar është rritur për dy për qind.

Nga LSDM thonë se sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare në muajin janar për këtë vit arrin në shumën prej 24.517 denarë, që është dy për qind më shumë nga paga mesatare e vitit të kaluar.

“Trendi i rritjes së pagave që filloi me rritjen e pagës minimale, do të intensifikohet gjithashtu në periudhën e ardhshme. Pagat do të rriten në të gjithë sektorët, parashihet rritja e pagave prej 5 për qind në arsim, shëndetësi, çerdhe, mbrojtje, polici, gjyqësi. Politikat pozitive ekonomike dhe rritja e ndihmës për ndërmarrjet, hapin mundësinë e rritjes së pagave në sektorin privat, “thonë nga LSDM.

© ZHURNAL 22.03.2019, 11:07 | Xh.I. | 1,259 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."