Seanca të reja për lëndët “Monstra”, “Tarifa” dhe “300”
maqedonia
Seanca të reja për lëndët “Monstra”, “Tarifa” dhe “300”

Seanca të reja për lëndët “Monstra”, “Tarifa” dhe “300”

Shkup, 22 mars – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Tarifën”, “Monstrën” dhe “300” të PSP-së.

Rasti “Monstra” e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012 e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev i cili gjendet në procedurë dëshmie.

Në seancën e kaluar gjyqësore opinioni ishte përjashtuar sepse  janë prezantuar dëshmi  të siguruara me masa të veçanta hetuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovit në 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan  Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktgjykimet, i liroi  nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së gjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda ishte kthyer  në gjykim të sërishëm.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot sërish ka filluar gjykimi për rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike, kundër ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të procedurës tenderiale dhe zgjedhjen  e ofertës më të volitshme gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

Sipas akuzës së PSP-së Popovski nuk i ka respektuar  rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin 453.570  euro.

© ZHURNAL 22.03.2019, 09:33 | Xh.I. | 1,526 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."