Zaev dhe Mickoski të martën do të përballen në duel televiziv
maqedonia
Zaev dhe Mickoski të martën do të përballen në duel televiziv

Zaev dhe Mickoski të martën do të përballen në duel televiziv

Shkup, 22 mars - Dueli i përfolur televiziv ndërmjet kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të VMRO-së, Hristijan Mickoski pritet të mbahet të mbahet të martën, më 26 mars, në kuadër të emisionit “Samo Vistina” në Televizionin Kanal 5. Televizioni ka njoftuar se pjesëmarrjen në debat e kanë konfirmuar dje nga të dy palët.

“Pas mbarimit të duelit do të ketë ‘verifikim të fakteve’, ku ekipi i gazetarëve të televizionit do t’i verifikojë konfirmimet e liderëve me raportet relevante nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që të shmangen manipulimet në opinion”, njoftoi televizioni.

© ZHURNAL 22.03.2019, 09:35 | Xh.I. | 1,870 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."