Kapet me kokainë, paditet 20 vjeçari nga Haraçina e Shkupit
kronika
Kapet me kokainë, paditet 20 vjeçari nga Haraçina e Shkupit

Kapet me kokainë, paditet 20 vjeçari nga Haraçina e Shkupit

Shkup, 25 mars- Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Shkup 1 ka paraqitur padi penale kundër 20 vjeçarit nga Haraçina e Shkupit, i dyshuar për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, transmeton Zhurnal. 

I akuzuari në shtëpinë e tij në Haraçinë është kapur me 128,63 gram kokainë. Gjatë bastisjes nga personat zyrtar është gjetur edhe një vagë digjitale si dhe para dhe gjësene të tjera në vlerë prej 155.550 denarë dhe 100 euro. 

Për shkak të dyshimit se i njejti mund ta përsëris veprën ose mund të largohet nga vendi, prokurori kompetent deri te Gjykata Themelore Shkup1 ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar. 

© ZHURNAL 25.03.2019, 12:53 | L.E. | 8,302 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."