Kllokot, tre të lënduar nga një aksident trafiku
kosova
Kllokot, tre të lënduar nga një aksident trafiku

Kllokot, tre të lënduar nga një aksident trafiku

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Kllokot.

 

Aksidenti ka ndodhur dje dhe të përfshira kanë qenë dy vetura me targa vendore, njofton Klan Kosova.

 

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK.

 

Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

© ZHURNAL 25.03.2019, 12:54 | Z.H. | 576 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."