Gjenden mjete shpërthyese në Graqanicë dhe Viti
kosova
Gjenden mjete shpërthyese në Graqanicë dhe Viti

Gjenden mjete shpërthyese në Graqanicë dhe Viti

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy mjete shpërthyese.

Një serb ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke punuar në arën e tije ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, njofton Klan Kosova.

Parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75 dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu edhe në Viti një shqiptar ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë së tij ka vrenjtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti i “EOD” nga FSK-ja ka identifikuar mjetin, predhë e minahedhësit dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

© ZHURNAL 25.03.2019, 12:54 | Z.H. | 554 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."