Goditet me veturë një fëmijë 11 vjeçar nga Tetova
kronika
Goditet me veturë një fëmijë 11 vjeçar nga Tetova

Goditet me veturë një fëmijë 11 vjeçar nga Tetova

Tetovë, 25 mars- Gjatë ditës së djeshme në rrugën rajonale Ratae-Zhelinë në fshatin Shemshovë të Tetovë, vetura e tipit "Fiat punto" me targa të Tetovës, drejtuar nga S.M. (48) nga Shkupi, ka goditur një fëmijë 11 vjeçar nga Shemshova i cili ka qenë duke vozitur biçikletë, transmeton Zhurnal.

Fëmija i lënduar është dërguar në spitalin e Tetovës. Ekipet inspektuese kanë bërë inspektim në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. 

© ZHURNAL 25.03.2019, 13:19 | L.E. | 3,792 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."