OnePlus 7 duket mahnitshëm në videon e re konceptuale (Video)
teknologji
OnePlus 7 duket mahnitshëm në videon e re konceptuale (Video)

OnePlus 7 duket mahnitshëm në videon e re konceptuale (Video)

OnePlus është duke u përgatitur për të lansuar telefonin e ardhshëm të tyre në muajt e ardhshëm.

Pasardhësi i OnePlus 6T, që do të jetë tërësisht i ndarë nga telefoni 5G i cili do të lansohet këtë verë, është i gatshëm që të ketë një dizajn rrënjësisht të ndryshëm nga çdo gjë që kemi parë më parë të dalë nga laboratori R & D i OnePlus.

Concept Creator në YouTube ka publikuar një video të re bazuar në spekulimet e fundit dhe rrjedhjet rreth telefonit të ri. Pajisja duket mahnitëshëm.

Pjesa e përparme e telefonit dominohet nga një ekran OLED prej 6.41 inçësh, pa korniza. Ashtu si paraardhësi i tij, OnePlus 7 do të ketë një skaner optik në ekran të gjurmëve të gishtave. /Telegrafi

© ZHURNAL 25.03.2019, 13:50 | L.E. | 777 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."