Mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit
kosova
Mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit

Mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit

Prishtinë, 25 mars - Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës ka bërë sot të ditur, se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale Kaçanik-Hani i Elezit nga data 29 mars deri më 2 prill, nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

© ZHURNAL 25.03.2019, 15:07 | Xh.I. | 2,800 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."