Dimitrov nga Graz: Marrëveshja e Prespës largoi pengesat me Greqinë dhe hapi rrugën për në BE
maqedonia
Dimitrov nga Graz: Marrëveshja e Prespës largoi pengesat me Greqinë dhe hapi rrugën për në BE

Dimitrov nga Graz: Marrëveshja e Prespës largoi pengesat me Greqinë dhe hapi rrugën për në BE

Graz, 26 mars - Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov gjatë ligjeratave të mbajtura në Graz të Austrisë, deklaroi se me Marrëveshjen e Prespës kemi arritur diçka që Shuman, një nga politikanët më të njohur të pavarur do ta quante si "De fakto solidazim përmes veprave konkrete", përcjell Zhurnal.

Siç kumtuan nga MPJ, Dimitrov ka folur edhe për hapat reformuese të cilat vazhdimisht po ndërmeren në rrugën kah integrimi Europian.

Gjatë vizitës së Universitetit, ministri Dimitrov realizoi takim edhe me rektorin e Universitetit Krista Nojper. Ai mbajti edhe diskutim joformal me akademikë dhe biznesmenë ku folën për proceset reformuese dhe hapat që do ndërmarin në luftën kundër korrupcionit.

Ministri Dimitrov realizoi takim edhe me këshilltarin për ekonomi dhe turizëm Barbara Ajbinger ku u shkëmbyen mendime për integrim europian të vendit si dhe mundësi për realizimin e projekteve konkrete për thellimin e bashkëpunimit mes rajonit./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 26.03.2019, 10:06 | Z.H. | 601 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."