Souffle me grizë e puding
receta
Souffle me grizë e puding

Souffle me grizë e puding

Përbërësit 

1 l qumësht

80 gr gjalpë

200 gr grizë/ermik/semolina

pak kripë

lëvorja e një limoni

3 vezë

3 lugë gjelle sheqer

sheqer pluhur

puding vanilje

 

Udhëzimet

Hapi 1

Qumështin bashkë me pak kripë dhe gjalpën i hedhim në tenxhere.

 

Hapi 2 

Pasi të jetë ngrohur qumështi e shkrirë gjalpa, shtojmë grizën. Përziejmë derisa të trashet.

 

Hapi 3

Pas kësaj e lëmë mënjanë që të ftohet për 10 minuta.

 

Hapi 4

Më pas e shtrojmë në tepsi dhe e rrafshojmë mirë. E mbulojmë me folie plastike dhe e lëmë të ftohet tërësisht.

 

Hapi 5

Kur të jetë ftohur ia shtojmë lëvoren e grirë në rende të një limoni dhe të kuqtë e vezëve.

 

Hapi 6

Në një enë tjetër rrahim të bardhët e vezëve bashkë me 3 lugë sheqer. Masën e fituar e hedhim tek griza dhe i përziejmë lehtas të gjitha.

 

Hapi 7

Më pas masën homogjene e hedhim tek tepsia e lyer me pak gjalpë dhe e vendosim në furrën e parangrohur për t’u pjekur për 50 minuta.

 

Hapi 8

Pas pjekjes e ndajmë në katrorka dhe e spërkasim me sheqer pluhur.

 

Hapi 9

Ndërkohë ziejmë një puding vanilje dhe ia hedhim sipër ëmbëlsirës.

 

Hapi 10 

Sipas dëshirës, mund ta shërbejmë edhe me fruta.

 

Ju bëftë mirë.

© ZHURNAL 26.03.2019, 16:16 | L.E. | 1,004 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."