Osmani takon përfaqësuesit e AShMAA-së
maqedonia
Osmani takon përfaqësuesit e AShMAA-së

Osmani takon përfaqësuesit e AShMAA-së

Shkup, 26 mars - Sot, në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMAA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të mbajnë takim pune me përfaqësues të Agjencisë kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, që kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave të Planit 18, si dhe zbatimin e aktiviteteve të tjera lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

© ZHURNAL 26.03.2019, 09:09 | Xh.I. | 827 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."