Mini "pizza" të shpejta
receta
Mini "pizza" të shpejta

Mini "pizza" të shpejta

Përbërësit

 

8 rriska buke

300 gr suxhuk ose proshutë

400 ml jogurt

4 vezë

200 gr djath gauda

200 ml ketchup

150 gr gjalpë

kripë dhe piper i zi

rigon

Udhëzimet

Hapi 1 

Vezët rrahini bashkë me jogurtin.

Hapi 2 

Secilën rriskë buke lyejeni me gjalpë e më pas kalojeni në masën me vezë.

Hapi 3 

Rriskat e bukës renditini në tepsi dhe mbulojini me masën e mbetur të vezëve.

Hapi 4 

Më pas secilën rriskë lyejeni me ketchup dhe spërkateni me rigon.

Hapi 5 

Tek secila rriskë vendosni pak djath dhe proshutë/suxhuk.

Hapi 6 

Piqini për 15 minuta në 200 gradë.

 

Ju bëfshin mirë.

© ZHURNAL 27.03.2019, 10:13 | L.E. | 1,025 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."