Mish pule me spinaq
receta
Mish pule me spinaq

Mish pule me spinaq

Përbërësit 

600 gr Gjoks pule

1 kg spinaq

2 lugë mëlmesa

1 qepë

1 lugë piper i kuq

vaj

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1

Gjoksin e pulës e prejmë në kubikë ose në file, e kriposim, shtojmë mëlmesa sipas dëshirës dhe e fërgojmë në vajin e nxehtë.

 

Hapi 2

Pastaj tek tigani hedhim edhe 100 ml ujë.

 

Hapi 3

Qepën e prejmë në thela të holla dhe e shtojmë tek tigani.

 

Hapi 4

Kontrollojmë edhe një herë për mëlmesa.

 

Hapi 5

Shtojmë piperin e kuq dhe 100 ml të tjera ujë.

 

Hapi 6

Një tavë qeramike e spërkasim me vaj dhe në të shtrojmë gjysmën e spinaqit të pastruar më parë.

 

Hapi 7

Pastaj gjysmën e mishit të kaurdisur e hedhim mbi spinaq e sipër tij shtrojmë pjesën e mbetur të spinaqit e në fund edhe mishin e mbetur.

 

Hapi 8

Tavën e mbulojmë me kapak dhe e vendosim në furrën e parangrohur në 200 gradë për 60 minuta.

 

Hapi 9 E kam përfunduar këtë hap

Shërbejeni të ngrohtë.

 

 

Ju bëftë mirë.

© ZHURNAL 27.03.2019, 15:43 | L.E. | 888 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."