Zgjedhja e menaxhereve më të suksesshme për vitin 2018
ekonomi
Zgjedhja e menaxhereve më të suksesshme për vitin 2018

Zgjedhja e menaxhereve më të suksesshme për vitin 2018

Shkup, 28 mars - Zgjedhja e dhjetë grave më të suksesshme menaxhere do të mbahet sonte në Shkup.

Agjencia “Marili” për të 23-ën herë me radhë do t’i ndajë shpërblimet për menaxheret më të suksesshme për vitin 2018. Këtë vit manifestimi po mbahet nën kryesimin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në zgjedhjen e këtij viti në top 10 menaxheret më të suksesshme, siç informon agjencia “Marili” është edhe gruaja e parë kolonele, komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, Irena Mineva.

Laureatët tjerë janë nga sektori privat, nga kompani nga sfera dhe veprimtari të ndryshme dhe shumë shpesh janë të rekomanduar nga kolegët dhe partnerët e tyre afaristë.

Laureate të këtij viti janë: Daniella Ademovska, pronare dhe menaxhere e përgjithshme në Double Tree by Hilton – Shkup, Natasha Angellovska, menaxhere e përgjithshme e Trodat-Tromak-Shkup, Maja Acevski, menaxhere për prodhim dhe menaxhere ekzekutive e “Zllateks” – Shkup, Ivana Gjorgievska Matevska, drejtoreshë operative e HASELT – Shkup, Marija Sekulovska Mitrevska, menaxhere e përgjithshme e “Baga Food” – Manastir, Daniella Karadakov, drejtoreshë e Biznes akademisë Smilevski – Shkup, Jasna Azhievska Petrusheva, drejtoreshë ekzekutive administrative e Kombinatit të mermerit SHA Prilep – Prilep, Viktoria Rafajllovska, menaxhere e përgjithshme e “Viktorija Bob SHPK” – Gostivar dhe Nina Sherifovska, drejtoreshë ekzekutive e “Park rezidens”-Shkup dhe 10 Irena Mineva, kolonele-komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, ARM.

Është paralajmëruar që laureatët e këtij viti  t’i përshëndetë Zorica Apostollska, ministre pa dikaster përgjegjëse për Investimet e Huaja në Qeveri.

© ZHURNAL 28.03.2019, 09:14 | Z.H. | 918 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."