Numri i punëtorëve në industri në shkurt më i madh për 0,8 për qind
ekonomi
Numri i punëtorëve në industri në shkurt më i madh për 0,8 për qind

Numri i punëtorëve në industri në shkurt më i madh për 0,8 për qind

Shkup, 29 mars – Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje prej 0,8 për qind, ndërsa për dy muajt e këtij viti në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar rritje prej një përqindëve, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Numri i punëtorëve në sektorin përpunim i industrisë në shkurt të vitit 2019 në krahasim me shkurtin e vitit 2018, shënon rritje prej 0,9 për qind, në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, rritje prej 11 përqindëëve, ndërsa në sektorin miniera dhe nxjerrje e gurëve rënie prej  0,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale numri i punëtorëve në shkurt të vitit 2019, në krahasim me shkurtin e vitit 2018 shënon rritje tek produktet intermediare, përveç energjisë për 1,7 për qind dhe prodhimet kapitale për 15,7 për qind, ndërsa rënie shënon tek energjia për 0,6 për qind, produktet e përhershme për konsum të gjerë për 2,4 për qind dhe produktet jo të përhershme për konsum të gjerë për 4,3 për qind.

© ZHURNAL 29.03.2019, 14:50 | Xh.I. | 704 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."