Program për mbështetje të konkurrencës së ndërmarjeve të vogla dhe të mesme
ekonomi
Program për mbështetje të konkurrencës së ndërmarjeve të vogla dhe të mesme

Program për mbështetje të konkurrencës së ndërmarjeve të vogla dhe të mesme

Shkup, 29 mars - Përfaqësues të Qeverisë, të Delegacionit të BE-së, të BERZH-it dhe disa banka nga vendi, sot do ta shënojnë fillimin e Programit për mbështetje të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Programi është financuar nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian dhe është krijuar që t'iu ndihmojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend dhe rajon, në zhvillimin e tyre përmes kredive, mbështetje me grant dhe ndihmë teknike.

Do të prezantohet kontroll i mundësive dhe përfitimeve të cilat ofrohen përmes programit. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit financiar dhe afarist dhe do të sigurohet mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim.

Në këtë ngjarje do të ketë fjalim zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje Ekonomike Koço Angjushev. /Zhurnal.mk

© ZHURNAL 29.03.2019, 09:20 | Z.H. | 899 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."